Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuara në pikën Kufitare Kosovë – Serbi, konkretisht në Jarinje.
Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në vendin ku më parë ka qenë pika kufitare.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës “ROSU” është parpikave kufitare në Veri për të monitoruar situatën.
Ndryshe, me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS./observeri/
Lexo edhe: Hajdari thotë se deri në fund të vitit do të rishkruhen mbi 20 ligje