E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Tahiri: Para se të kërkojë bazë të përhershme ushtarake të SHBA-së, Qeveria ta pranojë projektin e gazit

- Advertisment -spot_img

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit komentoi vizitën e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj në SHBA dhe kërkesën e tij për një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

Tahiri, i pyetur nga gazetarët, tha se para se të diskutohet kjo çështje, Kosova duhet ta trajtojë çështjen e gazit dhe të mos e refuzojë projektin amerikan për këtë çështje.

Prezenca e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prezenca e NATO-s është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë. Dhe çfarëdo angazhimi shtesë i SHBA-së mendoj që është shumë i rëndësishëm për vendin. Mirëpo ju e dini që prezenca ushtarake e SHBA-së në Kosovë nuk mungon. Ne e kemi tashmë një bazë mjaft të rëndësishme si Bondsteeli. Dhe mendoj që Qeveria e Republikës së Kosovës para se të shkojë të flasë për punën e prezencës ushtarake e cila është mjaft e rëndësishme për vendin, mirë është ta trajtojë çështjen e gazit. Të mos e refuzojë një projekt të tillë. Prezenca e një projekti amerikan jo që është i rëndësishëm për ekonominë tonë, por edhe për sigurinë tonë.

Abelard Tahiri – Shefi i PDK-së

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, paraprakisht tha se u dakorduan që javën e ardhshme të mblidhen prapë për ta caktuar seancën e radhës.

U dakorduam që javën që vjen të mblidhemi për ta caktuar seancën e radhës. Kjo vjen si rezultat i takimeve punuese që janë për MSA-në gjatë kësaj jave dhe kemi një numër të madh të deputetëve që janë të angazhuar aty.

Saranda Bogujevci – Nënkryetare e Kuvendit

/observeri/

Lexo edhe: Rreth 550 mijë kilogramë produkte u asgjësuan këtë vit, prijnë ato ushqimore

Artikuj të ngjashëm