E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Tahiri i bën thirrje qeverisë që të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin

- Advertisment -spot_img

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas seancës së kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur se kanë marrë vendim që të martën e ardhshme, më 19 tetor të mblidhet Kuvendi.

Me këtë rast, ai ka kërkuar nga qeveria që të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin.

Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin për refuzimin e një projekti të tillë.

U vendos që seanca e radhës të mbahet të martën e nesërme dhe jo nesër. Ajo që mund të them është se ndër pikat më të rëndësishme është Kodi i Procedurës Penale, dhe është dokument që sa më shpejtë të miratohet dhe të hy në fuqi. Një çështje tjetër që ne si grup parlamentar i kërkojmë Qeverisë është që ta rishqyrtojë edhe njëherë vendimin për gazsjellësin në Republikën e Kosovës. Vendi ynë po hynë në një situatë dhe në një krizë energjetike ashtu siç po hynë i gjithë rajoni dhe një pjesë e madhe e Evropës, prandaj alternativat janë të rëndësishme aq më shumë për neve që po flasim për një projekt i cili financohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – një grand që kap vlerën prej rreth 200 milionë dollarë.

Abelard Tahiri – Shef i PDK-së

/observeri/

Lexo edhe: Mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm