E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Sveçla rikthehet në mbledhje: Kishim koordinim të shkëlqyer për operacionin në veri, deri sot janë lëshuar mbi 17 mijë stikersa

- Advertisment -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svçela është rikthyer sërish në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për të vazhduar raportimin e tij, pasi që i njëjti u ndërpre për shkak të përplasjeve që pati me kryetarin e këtij komisioni Bekë Berisha.

Sveçla kërkoi falje për ngjarjen që ndodhi duke thënë se “Me kënaqësi kam pranuar ftesën për të ardh për të raportuar. Nuk jam i gatshëm të bëhem pjesë e lojërave apo fushatave të ndryshme”.

Mbledhjen e Komisionit po e kryeson zëvendëskryetari Enver Dugolli, për dallim nga paraditja ku mbledhjen e kryesonte kryetari Bekë Berisha, por që për shkak të përplasjeve u ndërpre.

Tensionet në komision filluan pasi ministri Sveçla kërkoi të raportonte së bashku me drejtorin e Policisë, por që një gjë të tillë e refuzoi drejtori i Komisionit, Bekë Berisha.

“Mos me shit mend ti mu këtu”, iu drejtua Bekë Berisha ministrit Sveçla.

Ministri Sveçla raportoi se operacioni në veri pati koordinim të mirë të brendshëm.

Koordinimi ynë i brendshëm ishte i shkëlqyer, falënderoj policinë për profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhshme. Ngjarjet u zhvilluan në atë mënyrë që vendimi ynë i datës 20 shtator solli edhe marrëveshjen e Brukselit, ku tashmë Serbia ishte pajtuar për reciprocitet.

Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme

Ai bëri të ditur se marrëveshja e arritur në Bruksel është duke u zbatuar dhe se deri më sot janë lëshuar 17 mijë stikersa.

Deri më sot janë lëshuar mbi 17 mijë stikersa, në pikat kufitare rreth 13 mijë dhe në qendrat e regjistrimit të automjeteve mbi 4 mijë stikersa të cilat mbulojnë të gjitha simbolikat shtetërore të targave të Serbisë.

Tha Sveçla

Ministri shoti se deri më datën 21 tetor kur edhe pritet të mbahet një takim në Bruksel do të jenë të gatshëm të përgatitin një zgjidhje të përhershme për lëvizjen e lirë.

Deri më 21 tetor do të jemi gatshëm për të përgatitur për të gjetur një zgjidhje të përhershme lidhur me lëvizjen mes qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. 

Përfundoi Sveçla

/observeri/

Lexo edhe: Dëshmitari i katërt në rastin Mustafa: Më mbajtën në një ahur të kafshëve, trajtimet ishin çnjerëzore

Artikuj të ngjashëm