E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Sveçla për situatën në veri: Policia në kufi nuk është as kërcënim e as provokim

- Advertisment -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla tha sot se Policia e Kosovës po qëndron në pikat kufitare me Serbinë për siguri të qytetarëve dhe kjo sipas tij nuk është as provokim, as kërcënim për asnjë qytetar por përkundrazi sipas tij, ligjshmëria në veri është parakusht për zhvillim, mirëqenie e prosperitet të vendit dhe qytetarëve atje.

Sveçla në një konferencë për media pas takimit me homologun e tij austriak Karl Nehammer, tha se Austria ashtu si aleatët tjerë të botës demokratike janë pozicionuar drejt sundimit të ligjit, paqes, sigurisë dhe interesit të përbashkët, raporton Telegrafi.

Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit, angazhimet tona nuk përbëjnë kurrfarë dallimi dhe do të sigurohemi që rendi dhe ligji të sundojnë në krejt vendin. Policia e Kosovës qëndron në pikat kufitare për siguri të qytetarëve dhe respektim të plotë të vendimeve legjitime të qeverisë demokratike të Kosovës. Kjo nuk është as provokim, e as kërcënim për asnjë qytetar të Republikës sonë, përkundrazi ligjshmëria në veri është parakusht për zhvillim, mirëqenie, prosperitet të vendit dhe qytetarëve atje.

Xhelal Sveçla – Ministri i Punëve të Brendshme

Sipas tij, vendimet e shtetit po zbatohen me sukses dhe deri tani janë lëshuar mbi 11 mijë targa të përkohshme nga institucionet e zbatimit të ligjit.

Ndërkaq, ministri austriak tha se Kosova është një partner i rëndësishëm për Austrinë kur bëhet fjalë për luftimin e krimit të organizuar, trafikimin dhe luftimin e migrimit të paligjshëm.

Ne kemi biseduar sot që këtë bashkëpunim dëshirojmë ta intensifikojmë edhe në nivelin e Policisë. Kemi biseduar për situatën me migrimin, që është sfidë për Austrinë, pasi është ndër vendet që është më së shumti i ngarkuar me migrimin e paligjshëm.

Karl Nehammer – Ministër Austriak

/observeri/

Artikuj të ngjashëm