E shtunë, 24 Shtator, 2022
spot_img

Sveçla: Për operacionin e sotëm kemi koordinim me aleatët, gjendja është e qetë

- Advertisment -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se lidhur me operacionin e sotëm në veri të vendit institucionet e Kosovës kanë pasur bashkëbisedim dhe koordinim me aleatët.

Ai ka thënë se vendimi për të obliguar personat me targa të Serbisë që të pajisen me targa të përkohshme të Kosovës është legjitim.

Në vazhdimësi sa i përket situatës së sigurisë ne i angazhojmë kapacitetet tona dhe bashkëbisedojmë me aleatët. Edhe me këtë rast kemi pasur koordinim dhe (zëvendëskryeministri) Bislimi më 9 shtator e ka paralajmëruar këtë veprim

tha ministri Sveçla në një konferencë për media kushtuar aksionit të sotëm të ndërmarrë në pikat kufitare të Kosovës, ku po zbatohet reciprociteti sa u përket targave të automjeteve.

Sveçla ka thënë se situata është e qetë dhe në gjuhën serbe me pakë fjalë i është drejtuar qytetarëve serbë që të mos bllokojnë rrugët.

MPB-ja me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, ka nxjerrë vendim që obligim targa të përkohshme për gjitha automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë. Nga data 21 shtator përveç mundësisë së pajisjes me targa të përkohshme në gjitha pikat kufitare, qytetarët mund të pajisen edhe në gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve. Gjendja e sigurisë është e qetë. Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme operative e logjistike për të mos penguar lëvizjen e njerëzve e mallrave. Vendimi është legjitim për faktin se përkundër që Kosova ka liruar qytetarët nga Serbia që të lëvizin lirshëm në Kosovë me automjete të tyre, Serbia detyron qytetarët e Kosovës të vendosin targa të përkohshme për të hyrë në Serbi

tha Sveçla në konferencë për media.

Njësoj sikurse sot, edhe nesër, serbët kanë të drejtën e lëvizjes dhe janë të mbrojtur me Kushtetutën e ligjet e Kosovës. Ftoj serbët që të mos bllokojnë rrugët. Të angazhohemi së bashku për të mirën e të gjithëve, ka shtuar tutje ministri Svecla.

Lexo edhe: Ish-negociatori serb: Regjimi i Vuçiqit po gënjen, marrëveshja për targa ka skaduar

Artikuj të ngjashëm