E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Sveçla: Një shërbim aleat inicioi aksionin e sotëm

- Advertisment -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është një shërbim aleat që ka iniciuar operacionin e sotëm kundër kontrabandës.

Sveçla në një konferencë për media tha se ky aksion nuk ka qenë kundër asnjë nacionaliteti, sepse siç theksoi ai, shumica e të arrestuarve janë shqiptar.

Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti, por kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar mallra. Prokurori i rastit është serb, gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e reagimit të shpejtë janë shumica serbë. Shumica e të arrestuarve janë shqiptarë. Shumica e të kërkuarve janë shqiptarë. Është një shërbim aleat i cili e ka inicuar këtë akt, në të njëjtën kohë jemi koordinuar me bashkëpunëtorët tonë ndërkombëtar. Pra nuk bëhet fjalë për asnjë aktiviteti kundër komunitetit serb

ka thënë Sveçla.

Tutje Svecla u shpreh se pronari i barnatores ku ka pasur kontrabandë të niveleve të larta, ku hetuesit doganorë dhe policë janë sulmuar, është shqiptar dhe është në kërkim.

Pronari i barnatores ku ka pasur kontrabandë të niveleve të larta dhe ku hetuesit janë sulmuar, është shqiptar që është në kërkim. Nuk mundet as Vuçiq e as askush ta mbrojë Besim Zeqirin nga ligji i Republikës së Kosovës. Është barnatorja se ka ndodhur 20 metra në këtë anë apo këtë anë është irelevante. Ne do të vazhdojmë në zbatimin e ligjit kudo në Kosovë

ka thënë Svecla

Lexo edhe: Osmani: Aksioni i policisë nuk mund të quhet “aksion në veri”, ky lloj i krimit ka qenë gjithnjë multietnik

Artikuj të ngjashëm