E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Sveçla: Nga 4 tetori cdo automjeti të Serbisë do t’i mbulohet shenja shtetërore

- Advertisment -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel ka thënë se me datën 2 tetor do të largohen barrikadat që janë vendosur jashtëligjshëm e që kanë bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve tash e 11 ditë.

Sveçla tha se nga 4 tetori, çdo tabele automjeti të Serbisë do ia mbulojnë shenjën shtetërore.

Nga 4 tetori, çdo tabele automjeti të Serbisë ne ia mbulojmë shenjën shtetërore. Nuk na interesojnë të tjerat aty. Nuk ka tabela pak më të mira e aso pak më të këqija të Serbisë. Republika e Serbisë nuk po e njeh Republikën e Kosovës. As Republika e Kosovës nuk e njeh Republikën e Serbisë. Pra, nevojitet njohje reciproke.

ka thënë ministri Sveçla.

Sveçla ka bërë të ditur se nga 20 shtatori kur u vendos reciprociteti, kanë lëshuar mbi 12 mijë targa dhe se nuk ka ndodhur asnjë incident.

Ai tutje ka falendëruar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe profesionalizmin e treguar dhe ka bërë me dije se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, më nuk do të ketë nevojë të qëndrojë aty.

Sot është arritur marrëveshja në Bruksel për zbatim të përkohshëm të sistemit të afisheve ngjitëse në targat e automjeteve. Me datën 2 tetor do të largohen barrikadat që janë vendosur jashtëligjshëm e që kanë bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë tash e 11 ditë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e cila që nga dita e parë ka ruajtur rendin dhe sigurinë në vend, më nuk do të ketë nevojë të qëndrojë aty.
Si Ministër i Punëve të Brendshme, e falënderoj çdo pjesëtar të Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe profesionalizmin shembullor që kanë treguar. Ata më së miri kanë përfaqësuar shtetin tonë dhe vlerat e një shoqërie që ne duam dhe synojmë: e barabartë, e drejtë dhe demokratike.
Edhe reciprociteti i arritur sot derivon nga këto vlera, prandaj ne do ta vazhdojmë atë.

përfundon komunikata e Sveçlës.

Artikuj të ngjashëm