E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Sveçla: Aksioni në veri është pjesë e luftës kundër krimit të organizuar, nuk është i drejtuar kundër qytetarëve

- Advertisment -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë të mërkurën se aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovë kundër kontrabandimit të mallrave, është pjesë e luftës së autoriteteve të Kosovës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal.

Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar për shtet stabil dhe funksional dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe as mburojë e krimit.

Aksioni i sotëm në katër rajone rezultoi i suksesshëm në konfiskimin e mallrave dhe arrestimin e personve të përfshirë në kontrabandim e tyre. Ky aksion është pjesë e luftës kundër krimit të organizuar në tërë territorin e Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk është i drejtuar kundër qytetarëve apo lokacioneve të caktuara

ka thënë Sveçla në një konferencë për media.

Ai ka thënë se të mërkurën në komunat veriore ka pasur dhunë të shfrenuar nga “strukturat kriminale” që sipas tij tani janë të patolerueshme.

Sipas tij, tetë zyrtarë policorë janë lënduar në aksionin në veri të Kosovës.

Aksioni policor më 13 tetor është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Policia ka thënë se në këtë aksion janë sekuestruar mallra “të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj”.

Policia e Kosovës ka thënë se janë arrestuar dhe ndaluar tetë persona. Ndërkaq janë shpallur në kërkim edhe dhjetë të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në kontrabandë me mallra.

Lexo edhe:

Lexo edhe: Kapiteni i Njësive Speciale, Besart Ahmeti njëri nga të lënduarit nga shpërthimi i bombës në veri

Artikuj të ngjashëm