E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Suspendohet polici që e quajti hajvan Kurtin

- Advertisment -spot_img

Zyrtari i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Isak Braha, është suspenduar nga puna, pasi i njëjti ka ofenduar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Se Braha është suspenduar është konfirmuar për Paparacin edhe nga ana e Policisë së Kosovës, të cilët kanë njoftuar se ndaj të njëjtit po vazhdohen edhe procedura të mëtejme.

Mbështetur në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, ndaj zyrtarit policor është marrë vendim mbi suspendim për të vazhduar me procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës

Kujtojmë se Isak Braha, në një koment në Facebook e quajti “hajvan insan” kryeministrin e Kosovës, shkruan Paparaci.

Valla hajvan insan a. Me kan vendi në krizën ma të madhe ekonomike edhe mu krenu se ka ba diçka unë këtë gja nuk po muj me kuptu! Runa zot prej dyftyrshave.

Zyrtari i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës,Isak Braha

/observeri/

Lexo edhe: Konjufca: Rrëzimi i Qeverisë Kurti ishte plan nga PLAN-i

Artikuj të ngjashëm