E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Suspendohet nga puna një polic pasi dyshohet se vodhi një biçikletë në lagjen ‘Marigona’

- Advertisment -spot_img

Një zyrtar policor i cili punon në Divizionin e Sigurimit të Objekteve Diplomatike me inicialet M.B., po dyshohet që të hënën e kësaj jave ka kryer një rast të vjedhjes, njofton Observeri.

Polici po dyshohet se vodhi një biçikletë në lagjen “Marigona” ditën e hënë.

Në ditën kur polici po dyshohet për vjedhjen, Policia e Kosovës festoi 22 vjetorin e themelimit të këtij institucioni, i cili është i thirrur të ruajë rendin dhe sigurinë në vend.

Rasti është trajtuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës. Këta të fundit janë duke hetuar penalisht policin dhe më pas me rekomandim të tyre i njëjti është suspenduar nga puna.

Të pyetur për këtë çështje Inspektorati Policor i Kosovës ka thënë se fillimisht kishin pranuar një ankesë në linjën e kaltër nga qytetari të cilit i ishte vjedhur biçikleta.

Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime penale lidhur me këtë rast në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorin e Shtetit me dyshimin se është kryer vepra penale e vjedhjes. Me rekomandim tē IPK-së zyrtari policor është suspenduar.

thuhet në përgjigjet e IPK-së

Të gjitha veprimet sipas IPK-së janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Artikuj të ngjashëm