E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Supremja e vulos fitoren e PDK-së edhe në Skenderaj

- Advertisment -spot_img

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Supreme është zyrtarizuar fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me kandidat Fadil Nurën për kryetar të komunës së Skenderajt.

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit të Bekim Jasharit kundrejt vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas vendimit, ankesa e subjektit të njëjtë, kundër vendimit të PZAP-së, hidhet si e palejuar.

PZAP i kishte  hedhur poshtë të gjitha kërkesat e subjektit të Bekim Jasharit për përsëritje të votimit, me arsyetimin se “nuk ka bazë të mjaftueshme dhe me peshë në rezultat”.

Lexo edhe: Supremja anulon vendimin e PZAP-it, nuk ka rivotim në Han të Elezit

Në anën tjetër, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konstatuar se tetë fletëvotime kanë qenë të pavulosura në kutinë e votimit për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Bekim Jashari nga lista e pavarur “Ideal për Skenderaj” ka marrë 40,64 për qind të votave kurse kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Nura, mori 57.99 për qind./Observeri/

Artikuj të ngjashëm