E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Sulmohet Kryetari i Kamenicës, publikohen emrat e sulmuesëve dhe një video

- Advertisment -spot_img

Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se është sulmuar mbrëmë nga disa persona.

Kastrati tregoi edhe emrat e personave që thotë se e kanë sulmuar.

Një video nga ky incident është publikuar edhe nga Shefi i Shtabit Zgjedhor të Qëndron Kastratit, Arianit Ibrahimi.

Ndryshe, Kastrati ka thënë se është zënë në pritë në Karaçevë, derisa ka treguar edhe emrat e personave që thotë se e kanë sulmuar.

Jam nxanë në pritë në Karaçevë edhe më kanë sulmuar. Unë kam arrit me i identifiku, Besim Fera, Bujar Fera dhe Bekim Keka. E kemi denoncu sulmin, pastaj kish ndodh edhe një sulm tjetër pas një ore.

Qendron Kastrati – Kryetar i Kamenicës

Se Kastrati është sulmuar mbrëmë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se Kastratit i është dëmtuar vetura, kurse personat përgjegjës ende nuk janë identifikuar nga Policia.

Rasti ka ndodhur në fshatin Karaqevë e Ulët. Është rast i hapur për sulm edhe dëmtim i pronës, sepse ia kanë dëmtuar veturën. Policia është duke punuar në identifikimin e personave përgjegjës dhe rasti është duke u hetuar.

Ismet Hashani – Zëdhënës i Policisë së Gjilanit

/observeri/

Lexo edhe: Raka bën thirrje për vaksinim: Varianti Delta ka afër 56 nënvariante

Artikuj të ngjashëm