E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Stano sqaron deklaratën e Borrellit, bën thirrje për koordinim në veprime

- Advertisment -spot_img

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka folur për deklarimet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politika të Jashtme, Josep Borrell, që tha se duhet ndalen veprimet e njëanshme e të pakoordinuara.

Borrell reagoi dje, pas aksionit të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe në veri, për të luftuar kontrabandën.

Ta marrim në perspektivë se çfarë tha Përfaqësuesi i Lartë, Borrell. Ai po thoshte që thërrasim për qetësi. Incidentet e dhunshme që po ndodhnin, e në fakt kishte të tilla në veri të Kosovës, duhet të ndalen menjëherë, dhe fatmirësisht u ndalën. Ajo që tha, veprimet e njëanshme e të pakoordinuara, të marra nga autoritetet, që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Ai nuk po i referohej operacionet apo veprimeve të Policisë për të luftuar korrupsionin apo kontrabandën. Po fliste në parim për atë që ndodhi, e që nuk është hera e parë, në veri të Kosovës. Ne e dimë të gjithë se situata, veçanërisht në këtë pjesë të Kosovës është shumë e ndjeshme. Çfarëdo që bëhet në këtë pjesë të territorit, është shumë e ndjeshme dhe duhet marrë parasysh kjo. Për këtë arsye po thoshim dje, siç thamë edhe dy apo tri javë më parë, kur kishte po ashtu tensione në këtë pjesë të Kosovës, çdo veprim i njëanshëm duhet evituar, në mënyrë që të mos ndizet konfrontimi potencial e të rriten tensionet. Është e kundërta e asaj që po duam të bëjmë.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano

Peter Stano bëri thirrje që të përdoret dialogu për zgjidhje të konfliketeve.

Duam të sigurohemi që problemet që janë në terren, e lidhen me veri të Kosovës e me çështje tjera më të gjera mes Kosovës e Serbisë, duhet të merren në mënyrë të koordinuar e duhet të përdoret dialogu për t’u marrë me këto. Ky ishte në esencë mesazhi i Përfaqësuesit të Lartë.

Tha Stano

Stano ka thënë se sa më tepër koordinim të ketë aq më tepër efikas mund të jenë. Ai ka thënë se Borrell nuk ka komentuar në postimin e tij luftimin e krimit apo korrupsionit.

Ajo që ndodhi dje, reagimi i tij, ishte i lidhur me një situatë, që ishte rezultat i veprimeve të caktuara, që nuk ishin koordinuar e diskutuar paraprakisht mjaftueshëm mirë, në këtë kontekst të situatës shumë të ndjeshme në veri të Kosovës. E dimë se ka kontekst më të madh të asaj që ndodhi dje e nuk mund të reduktohet te operacioni policor që po lufton krimin e korrupsionin. Reagimi ishte i lidhur në kontekst më të gjerë që është simptomatik e vjen herë pas here në këtë pjesë të caktuar të territorit të Kosovës, që është pjesë e kontekstit më të gjerë të asaj çfarë po ndodh mes Kosovës e Serbisë, në tentim për të gjetur më në fund një mënyrë të pranueshme për një marrëveshje normalizimi. Dyja palët janë në dijeni për këtë dhe në këtë kontekst po fliste Borrell.

Përfundoi Stano

/observeri/

Lexo edhe: Vuçiq për aksionin në veri: Dorëzimi nuk është opsion dhe e jona është të luftojmë

Artikuj të ngjashëm