E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Sot u rrënua një ndërtim pa leje në lagjen “Dardania” në Prishtinë

- Advertisment -spot_img

Është rrënuar sot një mbindërtim pa leje në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se javë më parë është evidentuar një mbindërtim pa leje në lagjen “Dardania”.

Ai ka bërë të ditur se Inspektorët e Ndërtimit e kanë urdhëruar palën që t’i ndalë menjëherë punimet ndërtimore, dhe ta rrënojë vet pjesën e shtuar. Tahiri ka thënë se vendimi dhe urdhëresat e Inspekcionin nuk janë përfillur nga ana e palës, dhe i njëjti ka vazhduar punimet në mbindërtim.

Si rrjedhojë, Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit ka ekzekutuar sot vendimin e rrënimin, duke e larguar konkstruksionin nga pjesa e sipërme të ndërtesës.

Tahiri ka njoftuar në Facebook se hapësira është kthyer në gjendjen e mëparshme./observeri/

Lexo edhe: Një përdorues i TikTok-ut thotë se është në vitin 2027, shfaqë pamje i vetëm në rrugë

Artikuj të ngjashëm