E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Sot takohen grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve

- Advertisment -spot_img

Sot do të mbahet takimi i parë i grupit punues për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian.

Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim.

Përpratim Kryeziu – Zëdhënës i Qeverisë

Ndërkaq zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar për T7 se grupi punues ka për qëllim që të gjejë një gjetje të përhershme për çështjen e targave.

Takimi i parë i grupit punues për targat e veturave me ekspertët nga të dyja palët do të zhvillohet më 21 tetor. Grupi punues ka për qëllim që të gjejë një zgjidhje të përhershme për këtë çështje.

Peter Stano – Zëdhënës i BE-së

Stano shtoi se grupi punues i ekspertëve pritet të takohet rregullisht.

Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Ky vendim u pasua me protesta e ngritje barrikadash në afërsi të dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak.

Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën një zgjidhje të përkohshme dhe të dyja shtetet më 4 tetor nisën vendosjen e etiketave ngjitëse në simbolet shtetërore në targa.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia do të formojnë një grup punues, që brenda gjashtë muajsh të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e lirisë së lëvizjes.

Lexo edhe: OBSH-ja paralajmëron vazhdimin e pandemisë edhe gjatë 2022-s

Artikuj të ngjashëm