E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Sot pritet të arrijnë në Kosovë dhjetëra-mijëra vaksina të Pfizerit

- Advertisment -spot_img

Sot pritet të arrijnë në Kosovë dhjetëra-mijëra vaksina anti-COVID të kompanisë “Pfizer”.

Një pjesë e 500.000 vaksinave si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të arrijnë sot në vendin tonë. 

Lexo edhe: Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në spitalin e Pejës

KOHA nga burimet e veta ka marrë vesh se përveç donacionit nga SHBA, sot do të mbërrijnë edhe 53.000 doza të Pfizerit si pjesë e kontratës së kësaj kompanie me Ministrinë e Shëndetësisë.

Kosova në total ka administruar 922.623 doza të vaksinës anti-COVID. 615.156 persona janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 307.467 edhe me dozën e dytë. Duke nisur nga 13 shtatori, vaksinimi do të fillojë edhe të dielave.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm