E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Sot nisë fushata për zgjedhjet lokale, disa parti do të shfrytëzojnë vetëm pesë ditë nga 1 muaji i paraparë

- Advertisment -spot_img

Sot nis zyrtarisht fushata e partive politike për zgjedhjet lokale 2021. Bazuar në Ligjin për zgjedhjet lokale, ajo do të zgjasë një muaj.

Për shkak të rrethanave të krijua nga pandemia COVID-19, disa nga partitë kanë premtuar se do të shfrytëzojnë vetëm 5 nga 30 ditët e përcaktuara me ligj për të shmangur tubimet e mëdha që do të mund të çonin në infeksione të reja. Deri më tash kështu janë deklaruar PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërkohë që fushata zgjatë deri më 15 tetor. Më 16 tetor është heshtje zgjedhore.

Në fakt, tubimet e kohëpaskohshme të partive ka kohë që kanë nisur.

Ditë më parë, presidentja ftoi në konsultim partitë për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve për të shmangur një valë të re të infektimeve, por vetëm partia në pushtet VV, ishte pro. Partitë opozitare ishin kundër shtyrjes.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, të drejtë vote sipas listës së certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor kanë 1 milion e 885 mijë qytetarë./observeri/

Lexo edhe: Lajçak vazhdon vizitën në Kosovë

Artikuj të ngjashëm