E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Sot në QNR nis procesi i numërimit të votave me kusht

- Advertisment -spot_img

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sot do të filloj procesi i numërimit të votave me kusht për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor 2021.

Kështu ka bërë të ditur për Observerin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Nga numërimi i këtyre votave në 15 komuna kryesojnë kandidatët e LVV-së (Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Kamenicë, Shtime, Drenas, Malishevë, Vushtrri, Kaçanik).

Në 7 komuna më shumë vota nga diaspora kanë kandidatët e LDK-së (Pejë, Istog, Dragash, Junik, Suharekë, Lipjan, Novobërdë).

Në 3 komuna prijnë kandidatët e PDK-së (Viti, Skenderaj, Hani i Elezit), ngjashëm sikurse kandidatët e AAK-së të cilët janë të parët në 3 komuna (Rahovec, Deçan, Klinë).

Gjatë ditës së sotme planifikojmë të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen paraprakisht për orën e fillimit të numërimit

ka thënë Elezi.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme në QNR ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor.

Artikuj të ngjashëm