Sot do të mblidhet Komisioni për Integrime Evropiane.
Në këtë Komision do të shqyrtohet Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2021-2025, e ku i ftuar do të jetë edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Do të shqyrtohet po ashtu edhe Plani i veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II).
Mbledhja do të filloj në ora 09:00.
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës: 21.07.2021 dhe 26.07.2021
- Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog
- Shqyrtimi i Planit të Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II), i ftuar Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog
- Të ndryshme