E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Sot krerët e UÇK-së dalin përsëri para Gjykatës Speciale

- Advertisment -spot_img

Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të mbahet sot.

Kjo është bërë e ditur në kalendarin e Gjykatës Speciale, përkatësisht Dhomave të Specializuara, ku thuhet se konferenca do të mbahet në orën 14:30.

Kujtojmë se Dhomat e Specializuara e konfirmuan aktakuzën ndaj ish-eprorëve UÇK-së më 26 tetor të vitit 2020.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit./observeri/

Lexo edhe: PSD-ja me biberona para Qeverisë kundërshtoi vendimin për mbylljen e çerdheve

Artikuj të ngjashëm