Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se janë raportuar tre raste të dhunës në familje.
Një mashkull nga Podujeva tentoi ti sulmoj fizikisht prindërit e tij.
Podujevë, 15.09.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte tentuar që ti sulmoj fizikisht prindërit e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Policia e Kosovës
Bashkëshorti sulmon bashkëshorten pas një mosmarrëveshje në Prishtinë.
Prishtinë, 15.09.2021-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se , pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet.
Policia e Kosovës
Një mashkull në Vushtrri sulmoi babanë fizikisht.
Vushtrri, 14.09.2021 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht, babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës
Lexo edhe: Aksion i përbashkët Kosovë – Zvicër, bllokohen prona e llogari bankare