E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Sot dita e shtatë e protestës në veri të Kosovës, kjo është situata atje

- Advertisment -spot_img

Protesta e serbëve nga Kosova, të pakënaqur me vendosjen e forcave speciale të policisë në vendkalimet administrative të Jarinjes dhe Bërnjakut, si dhe vendimi i Prishtinës për zëvendësimin e targave, hyri në ditën e shtatë.

Situata është ende e qetë, por e tensionuar.

Lexo edhe: Ky është numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme, disa avionë të ushtrisë serbe fluturuan mbi Jarinje dhe Bërnjak, shkruan Kosovo online, transmeton Observeri.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq nga Nju Jorku, tha se Serbia është gati për dialog, dhe është e qartë se Prishtina nuk është.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të këmbëngulë që Prishtina të fillojë të zbatojë atë që ishte rënë dakord në Bruksel, dhe veçanërisht për të formuar Bashkimin e Komunave Serbe.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm