E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

SMS-i i të akuzuarit për shitje të drogës: ‘Ka tri euro po i dha keset se pom vyjn paret’

- Advertisment -spot_img

Në gjykimin kundër Burim Pretenit, Ylber Kovaçit dhe Behxhet Haxhës, të akuzuar për shitje dhe prodhim të paautorizuar të narkotikëve dështoi të mbahet seanca e sotme.

Mungesa e të akuzuarit Behxeht Haxha, të dëmtuarit Sh. L. dhe dëshmitarit B. H., bëri që seanca të shtyhet për datën 17 dhjetor 2021.

Gjykata e Mitrovicës, konstatoi se sipas fletë-kthesave të thirrjeve gjyqësore në vend të akuzuarit Behxhet Haxha, ftesën gjyqësore  e ka pranuar personi me emrin Xh. Haxha, ndërsa lidhur me dëshmitarin H. i njëjti gjendet në Suedi prej 6 vitesh.

Aktakuza e ngritur para 10 vitesh po e ngarkon Burim Pretenin se me 1 tetor 2009, në parkun e qytetit në Mitrovicë përballë tre rrokaqiejve i ka ofruar  për shitje narkotikë të llojit marihuanë të cilën e mbështjellë në formë të cigares dhe i’a jep  të dëmtuarit Sh. L., të cilët vërehen më pas nga patrulla e policisë, ndalohen dhe u konfiskohet cigarja e mbështjellur me narkotikë.

Pika e dytë e akuzës e ngarkon Burim Pretenin me prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikëve ashtu që në shtëpinë e tij në Stantërg në Mitrovicë pas kontrollës së policisë i janë gjetur në dhomën e ditës në komoden mbi televizor i janë gjetur 208 fara të kanabisit, 0.73 gr marihuanë, pastaj në një shportë të plastikës janë gjetur narkotikë me peshë prej 21.89 gr si dhe pesë paketime të tjera me peshë 13.39 gr.

Tutje akuza thotë se në katin e dytë të shtëpisë së të akuzuarit janë gjetur bimë të thara të llojit marihuanë në peshë prej 2.28 gr, ndërsa në dritaret e punëtorisë janë gjetur narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.87 gr.

Ndërsa pika e tretë e akuzës së prokurorisë thotë se të akuzuarit Preteni, Kovaçi dhe Haxha kanë shitur drogë duke qenë anëtarë të grupit.

Në akuzë shpejgohet se si i akuzuari Haxha i ka shkruar të akzuaurit sms me fjalët “hej Kovaç a po vjen kqyre qata temt se ka tri euro po i dha keset se pom vyjn paret”.

Tutje në akuzë thuhet se personi N. N. i shkruan të akuzuarit Burim Preteni sms me fjalët “o  Burim a ki naj sen se marova krejt për mall”, ndërsa me 3 nëntor 2011 personi N. N., i shkruan sms  të akuzuarit Ylber Kovaçi me fjalët “pshtille naj njo e dalim me kerr temin dhe pritumni te Lluki e dej te pshtillni vi ok për 5 min aty te Lluki në parking”, kurse me datën 10 janar 2009 deri sa i akuzuari Burim Preteni ishte në Stacionin Policor i dërgon sms Ylber Kovaçit me fjalët “ngani okolla shpije e hiqmani”.

/observeri/

Lexo edhe: Babai i njërit nga të arrestuarit për terrorizëm: Djali është praktikues i fesë sikurse e gjithë familja, ne s’kemi dyshuar kurrgjë tek ai

Artikuj të ngjashëm