E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Skandali me inskenime/VV i bën thirrje prokurorisë të intervistohet Sokol Haliti, pronari i gazetës Sinjali dhe dy zyrtarët e LDK-së

- Advertisment -spot_img

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Viti, përmes një konference për media, është deklaruar lidhur me skandalin e inskenuar nga zyrtarë të LDK-së në bashkëpunim me gazetën Sinjali, të cilët kanë atakuar aktivistin e VV-së në Viti për kinse përdhunimin e një të miture, e që më pas ky i fundit u arrestua nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të prokurorisë u lirua nga ndalimi meqë pas ekzaminimeve të mjekëve tek vajza e mitur është konstatuar se ndaj të njejtës nuk ka pasur keqtrajtim seksual.

Kandidati për kryetar nga LVV-ja në Viti, Arsim Ademi, ka publikuar disa mesazhe të zyrtarëve të LDK-së dhe të gazetës Sinjali, të cilët sipas tij në bashkëpunim edhe me kryetarin e Komunës së Vitisë Sokol Halitin, kanë inskenuar rastin e anëtarit të VV-së, Besnik Bislimaj.

Ademi i ka bërë thirrje prokurorisë që të intervistohet kryetari Sokol Haliti, drejtori i gazetës Sinjali dhe dy zyrtarët e LDK-së.

Kjo qeverisje kërcënon e shantazhon qytetarët, gënjen e i mashtron ata e mundohet në vazhdimësi të manipuloj me ta. Edhe inskenimi i fundit ndaj aktivistit tonë, ish ushtarit të UCK-së e ish të burgosurit politik të luftës, Besnik Bislimaj, vecse flet se në cfarë niveli mund të shkojnë ata (LDK) për të ruajtur pushtetin e privilegjet e tyre.

ka thene Ademi.

Artikuj të ngjashëm