E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Skandali i LDK-së në Viti/ Bislim Bislimaj i VV-së në konferencë për media, akuzon Sokol Halitin për inskenim të arrestimit të tij

- Advertisment -spot_img

Prokuroria Themelore në Gjilan sot përmes një njoftimi për media ka treguar se zyrtari i VV’së në Viti, Bislim Bislimaj, ishte liruar nga ndalimi, meqë pas ekzaminimeve të mjekëve tek vajza e mitur është konstatuar se ndaj të njejtës nuk ka pasur keqtrajtim seksual. Bislim Bislimaj përmes një konference të mbajtur për media sot është deklaruar në lidhje me këtë ngjarje.

Për gjithçka ka ndodhur, Bislimaj ka drejtuar gishtin ndaj kryetarit të kësaj komune, Sokol Halitit.

Unë dua të deklarohem për një padi të cilën ma kanë bë në mënyrë të paligjshme, në mënyrë të padinjitetshme, në mënyrë të gabuar dhe në mënyrë që të më shkaktojnë degradimin e dinjitetit tim. Monstrumi i quajtur Sokol Haliti duhet të largohet sa më shpejtë prej skenës politike dhe t’i hapet një derë e vetme, jo e burgut por e çmendinës, ku e ka vendin e jo në shoqërinë tonë demokratike. Kjo agjendë është e orkestruar prej Sokol Halitit dhe vartësit të tij Jakup Haxhiu. Kërkojmë prej degëve të LDK’së që të distancohen prej kësaj propagande të paskupërllt

ka thënë ai.

“Prandaj konsideroj se kjo akuzë ndaj meje është kryekëputë politike dhe e koordinuar e dirigjuar, e orkestruar nga subjekti rival politik para fushatës zgjedhore dhe në prag të fushatës zgjedhore për të bërë manipulime, koka të çelbura të partisë në pushtet për të fituar vota. Nuk është hera e parë që këto koka të çelbura kanë bërë ndikim, kanë shantazhu, kanë ushtruar presion mbi anëtarët e Lëvizjes. Kjo padi e turpshme tregon ligshin e subjektit rival politik”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe: SKANDAL/ Zbulohet biseda se si anëtarë të LDK-së në bashkëpunim me disa portale tentuan të inskenonin rastin për aktivistin e VV-së në Viti

Bislimaj ka thënë se ai është në një fazë të menopauzës dhe se nuk ka ndjenja seksuale.Ai ka deklaruar se me akuza të tilla është përballur edhe në të kaluarën.

Akuzat ndaj meje për përdhunim është shumë e rëndë dhe e pabazueshme dhe pa kurrfarë faktesh. Këtë mund ta dokumentoj me pastërtinë time morale, juridike dhe politike se gjatë gjithë jetës sime 65- vjeçare, as në gjendje të dehur, as në gjendje narkoze, as në gjendje të dijes, nuk kam bërë këso veprime. Unë i kam paralajmëruar se jam në moshë 65-vjeçare dhe jam në stadimin e menopauzës dhe nuk kam ndjenja seksuale. Nuk është hera e parë që këto koka të çelbura kanë bërë ndikim, kanë shantazhu, kanë ushtruar presion mbi anëtarët e Lëvizjes. Kjo padi e turpshme tregon ligshin e subjektit rival politik

ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm