E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

SKANDAL/ Zbulohet biseda se si anëtarë të LDK-së në bashkëpunim me disa portale tentuan të inskenonin rastin për aktivistin e VV-së në Viti

- Advertisment -spot_img

Prokuroria e Gjilanit ka njoftuar se i është ndërprerë masa e ndalimit prej 48 orëve të dyshuarit për dhunimin e një të miture.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se më 4 nëntor është raportuar në stacionin policor në Viti për një të mitur të humbur, ku edhe është njoftuar prokurori kujdestar dhe në bashkëpunimin me Policinë kanë filluar veprimet hetimore.

E mitura më 5 nëntor kishte telefonuar familjarët e saj, duke u treguar se gjendet në qytetin e Vitisë, ku për shkak të moshës së mitur (12-vjeçe), e njëjta është dërguar dhe intervistuar në Qendrën për Punë Sociale dhe aty nuk kishte dhënë asnjë deklaratë se është keqtrajtuar seksualisht.

Por, sipas Prokurorisë, po të njëjtën ditë rreth orës 14:00 në stacionin policor në Viti janë paraqitur përsëri prindërit e të miturës, me dyshimin se vajza e tyre ishte keqpërdorur seksualisht nga personi me inicialet B.B.

Me qëllim të ndriçimit të kësaj ngjarje, me urdhër të prokurorit kujdestar, e mitura është dërguar në ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa, personi me inicialet B.B. është ndaluar për 48 orë me dyshimin e veprës penale ‘’Dhunimi’’, mirëpo pas marrjes së raportit mjekësor tek e mitura nuk janë konstatuar dëmtime traumatike dhe patoligjike, pra sipas ekspertëve mjekoligjor e dëmtuara nuk ka qenë e keqtrajtuar seksualisht nga personi në fjalë dhe as nga persona të tjerë

thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje Policia sqaron se pas pranimit të raportit gjinekologjik dhe ndërmarrjes së veprime tjera hetimore, Prokuroria e Gjilanit, ndaj të njëjtit e ka ndërprerë masën e ndalimit 48 orësh, pasi nuk ka ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka kryer këtë vepër penale.

Mirëpo, nga një bisedë e bërë në rrjetin social Facebook, zbulohet se kjo ngjarje tronditëse ishte inskenuar nga politika dhe mediat.

Në mesazhet e siguruara nga Observeri, dy zyrtarë të LDK-së në Viti bisedojnë me njëri-tjetrin për montimin e këtij rasti me qëllim dëmtimin e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale.

Anëtarët e LDK-së, Jakup Haxhiu dhe Arben Kabashi, në bisedë thonë se kanë diskutuar edhe me kryetarin aktual Sokol Haliti për këtë inskenim.

Jakup Haxhiu: “I thojsha Koles që kryhet kjo punë”, ndërsa, Arben Kabashi i kthen përgjigje duke thënë se: “ai (Sokol Haliti) niher sdojke me i hi ksaj pune”.

Skandali thellohet edhe më shumë pasiqë zyrtarët e LDK-së bashkëpunojnë me mediat për këtë inskenim.

Haxhiu dhe Kabashi diskutojnë se si drejtori i portalit Sinjali, avokati Besnik Berisha, njeri i afërt me LDK-në, u thotë se do tu kryej punë dhe do ta publikojnë si lajm.

Jakup Haxhiu: “Mir asht puna shum… Po besniki po naj kryn pun te sinjali”

Arben Kabashi: “per bislimin a”

Jakup Haxhiu: “po neser ose masneser mas largu kryhet kjo pun”

Arben Kabashi: “jakup a po kryhet neser?”

Jakup Haxhiu:”Poo sigurt neser, qashtu me tha besi tha si ta qesim na masnej e marrin edhe kto ekspresi e insajderi”

Arben Kabashi: “si ta qesin qato sigurt nja 2000 vota ja marrim”

Jakup Haxhiu: “po si te ja marrim 2000 sigurt fitojm pa problem”

Zyrtari i LDK-së, Haxhiu, tregon edhe se avokati Besnik Berisha thotë që aktivistit të VV-së sigurt do ia japin një muaj paraburgim.

Haxhiu: “Besniku me tha sigurt ja japin nje muj dit paraburgim”

Pas gjithë kësaj bisede, mëpastaj erdhi edhe arrestimi i aktivistit të VV-së që u bë cak i qëllimeve elektorale dhe se skandali ishte montuar nga politika në bashkëpunim me mediat e afërta me LDK-në.

Përveç kësaj, në këtë bisedë ofendohen edhe zyrtarë të LDK-së si Naim Pira, Hasan Aliu dhe Dani, e poashtu nga ofendimet nuk kursehen as qytetarët e besimit të krishterë në Viti.

Në këto mesazhe del edhe skandali i blerjes së votave nga ana e zyrtarëve të LDK-së. Jakup Haxhiu thotë se Sokolit të Terpezës duhet t’i marrin para të cilat do tu shërbejnë për katolikët dhe ndokund ku janë më keq.

Si përfundim, Observeri sjellë të plotë e të pacensuruar bisedën mes këtyre zyrtarëve të LDK-së në Viti.

Artikuj të ngjashëm