E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Sizmologu grek flet për tërmetin e fuqishëm të Kretës: Si një rrufe në qiell të hapur

- Advertisment -spot_img

Profesori grek i Gjeodinamikës Efthymis Lekkas shprehet se tërmeti i mëngjesit të sotëm në Kretë ishte një “rrufe në qiell të hapur” pasi nuk pritej të ndodhte.

Sipas tij, ekspërtet vendas nuk prisnin një tërmet të kësaj shkallë në Kretë pas lëkundjeve të vazhdueshme të javëve të fundit.

Duke folur për mediat greke, Efthymis Lekkas tha se ata nuk e dinë madje nëse kjo është lëkundja më e fortë apo është paralajmërimi i një tërmeti tjetër më të madh.

Lexo edhe: Pamje nga tërmeti në Greqi

Tërmeti i fortë në Kretë ishte si një rrufe në qiell të hapur. Ne nuk prisnim lëkundje kaq të forta pas tërmeteve që kanë rënë në ishull gjatë kohëve të fundit. Madje ende nuk dimë nëse kjo është lëkundja më e fortë apo do të ketë të tjera më pas. Qytetarët duhet të qendrojnë të qetë dhe të rrinë jashtë shtëpive të tyre të paktën deri në mbrëmje.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm