E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Situatë e qetë në Veri

- Advertisment -spot_img

Situata e përgjithme gjatë ditës së sotme në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak është e qetë dhe pa ndonjë incident.

Rrugët vazhdojnë të mbeten të bllokuara dhe nuk ka qarkullim të automjeteve, ndërsa qytetarët mund ta kalojnë kufirin këmbë.

Në Jarinje kolona e kamionëve dhe automjeteve tjera arrin rreth pesë kilometra ndërsa në Bërnjak kjo distancë është e vogël.

Forcat e Policisë së Kosovës janë të pozicionuara nëpër puntke përgjatë kufirit dhe po mbajnë situatën nën kontrollë.

Qindra qytetarë serbë, të punësuar kryesisht nëpër institucione paralele, sikur janë të detyruar të dalin nga ora 8:00 deri në 16:00 dhe të qëndrojnë në rrugë.

Përkundër përpjekjeve sic raporton KosovaPress, qytetarët serbë nuk kanë pranuar të flasin, madje as kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, i cili ishte prezent aty pothuajse gjatë gjithë kohës. Askush nuk e di deri kur do të zgjasë një situatë e tillë në këto zona, ndërsa prapa kamerës disa qytetarë thanë se janë në pritje të urdhrave nga Beogradi rreth veprimeve të mëtutjeshme./KP/

Lexo edhe: Policia e Kosovës ekspozon mitralozat në Jarinjë e Bërnjak

Artikuj të ngjashëm