E shtunë, 20 Gusht, 2022
spot_img

Sipas ish-drejtorit të Policisë protesta në veri udhëhiqet nga Lista Serbe

- Advertisment -spot_img

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj po e vlerëson jo të qetë e të tensionuar situatën në veri të vendit.

Qalaj thotë se bllokimi i rrugëve pas vendimit të masës së reciprocitetit për targat me Serbinë, s’mund të konsiderohet situatë e qetë.

Ndërkaq, thotë deputetët e Listës Serbe dhe strukturat komunale po e udhëheqin këtë protestë, në koordinim me Beogradin.

Janë bërë disa ditë që forcat Speciale gjenden në pjesën veriore të Kosovës, ku për momentin raportohet që situata është e qetë, edhe pse unë e shoh mjaft të tensionuar me vet faktin që kemi njerëz në rrugë, kemi protestues e bllokadë të rrugëve, e assesi nuk mund të themi që situata është e qetë, pasi që kemi bllokim të lirisë së lëvizjes. Ju i keni parë se atje janë strukturat komunale, pjesëtarë të Listës Serbe, të cilët në një farë mënyrë po e mbajnë një komunikim me policët dhe me institucionet e Kosovës, ndërsa në anën tjetër po i udhëheqin protestuesit duke i udhëzuar sesi të veprojnë, gjithmonë në koordinim që e kanë me Beogradin.

Rashit Qalaj – Për EO

Teksa ka folur për vendimin e Qeverisë për reciprocitet me Serbinë, Qalaj thotë se partia e tij e konsideron si veprim të drejtë. Ndërkaq thotë se pjesëtarët e Policisë presin udhëzim nga institucionet për ta liruar atë pjesë.

Meqenëse këtu e kemi një vendim të Qeverisë, që është veprim i drejtë dhe ne si PDK e kemi përkrahur, pasi që çdo temë që është në interes nacional, çdo herë do t’i përkrahim. Meqenëse vendimi është marrë nga Qeveria, Policia pret instruksione nga Qeveria e Kosovës, dhe për Policinë nuk është ndonjë problem pasi që kanë kapacitete dhe në aspektin profesional ata janë të përgatitur, mirëpo mendoj që ky vendim është duke u diskutuar edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, dhe besoj se situata do të qëndroj e tillë, gjersa të kemi një sqarim nga Qeveria e Kosovës si të veprojë tutje.

Shtoi Qalaj

Ndërsa për gatishmërinë e qytetarëve që t’iu sjellin ushqim pjesëtarëve të Policisë, Qalaj thotë se këtë nuk mund ta pranojnë, pasi ka të bëjë me çështje të sigurisë.

Ai thotë se ushqimi i tyre është i siguruar nga operatori i kontraktuar.

Varësisht prej kushteve, Njësisë Speciale mund të them se janë disa pako të ndryshme që ata ushqehen, në kushte normale ata e kanë ushqimin e nxehtë e cila përgatitet në kampin Vrella, mirëpo kur janë të angazhuar në terren kushtet diktohen dhe shfrytëzojnë këto pako që i kanë të kontraktuar me një operator ekonomik, dhe unë besoj që atë ditë e kemi parë vetëm një racion që ka shkuar në mënyrë. Unë besoj se Policia i falënderon qytetarët, ndonëse nuk jam pjesë e saj, mirëpo nuk është mirë askush që të dërgojë ushqim, mirëpo Policia e Kosovës ka buxhetin e vet dhe policët duhet vetëm ta marrin ushqimin që e kanë të kontraktuar nga operatori, dhe këtë nuk mund ta marrin nga qytetarët për shkak të sigurisë.

Përfundoi Qalaj

Deri tash, Serbia nuk ka lejuar veturat me targa të Kosovës të hyjnë në Serbi, por u ka vendosur targa të përkohshme.

Të njëjtën gjë po e bën edhe Kosova, ku autoritetet në Kosovë po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë./observeri/

Artikuj të ngjashëm