E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Sipas Balaj-Halimaj, Qeveria Kurti marrëveshjet me Maqedoninë i gjeti të gatshme

- Advertisment -spot_img

11 marrëveshje janë nënshkruar nga qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e marrëveshjeve janë edhe studimi i fizibilitetit i autostradës Prizren – Tetovë, bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale.

Por, sipas ish-zëvendëskryeministres Albulena Balaj-Halimaj, këto marrëveshje janë përgatitur nga Qeveria Hoti dhe se qeveria aktuale i ka gjetur të gatshme.

Balaj-Halimaj tha në një intervistë në Klan Kosova se Qeveria Kurti nuk ishte lodhur fare për t’i negociuar marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut.

I lexova titujt e marrëveshjeve sepse të tëra marrëveshjet nuk kanë dalë ende në publik. Në tituj e pashë që të gjitha marrëveshjet që ne i kishim përgatitur në qeverinë e kaluar, të njëjtat marrëveshje ishin nënshkruar sot. Por, që dallimi ishte në numër. Ne kishim 21 marrëveshje në total por që sigurisht që do të duhej edhe finalja pra të arrihej pajtimi mes palëve sepse kishim vetëm edhe një diskutim në fund.

Albulena Balaj-Halimaj – Ish-zëvendëskryeministre

Ajo shtoi se në fund LVV-ja kishte arritur vetëm 11 nga to.

Por, në fund pashë se këta i kishin arritur vetëm 11 nga to dhe të gjitha ishin të gatshme nga qeveria e kaluar. Pra, kjo qeveri nuk ishte lodhur për t’i diskutuar marrëveshjet e tjera që kanë qenë kërkesa edhe të qytetarëve por edhe të ministrive të veçanta.

Shtoi Balaj-Halimaj

/observeri/

Lexo edhe: Abdixhiku flet për dialogun Kosovë – Serbi pas takimit me Lajçak

Artikuj të ngjashëm