E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Si u njoh Marigona me Dardan Krivaqën ?

- Advertisment -spot_img

Vazhdojnë hetimet për Marigona Osmanin, 18-vjeçaren nga Ferizaj, e cila u la pa shenja jete në hyrje të spitalit nga bashkëjetuesi i saj dhe një person tjetër pasi e kishin dhunuar për dy ditë me radhë.

Avokati i familjes së të ndjerës, Gazmend Rexhepi ka zbuluar në një lidhje për “ABC e Mëngjesit” se prokuroria po heton dy personat nëse kanë apo jo lidhje të dy me dhunën, apo vetëm bashkëshorti Dardan Krivaqa.

Rexhepi tregoi se aktualisht janë marrë kamerat dhe po presin të shohin të vërtetën.

Sipas babait, më vonë, ata kanë kuptuar se Krivaqa ka qenë precedent i 133 veprave penale.

Gazetarja ka theksuar se i ati ka deklaruar se 18-vjeçarja kërcënohej dhe kur shkonte në shtëpi i pyeste vazhdimisht nëse janë mirë apo i kishte ndodhur diçka.

Lexo edhe: Flet Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së 18-vjeçares që u vra në Ferizaj

Vajza e tij ka qenë e kërcënuar prej kohësh. M.O e ka njohur Dardanin në rrjetet sociale. Më pas, pasi i thotë babait, gjëja e parë që bëhet është prezantimi. Ai e pranoi se Dardani ishte precedent i 133 veprave penale. Kur e marrin vesh familjarët i thonë të largohet. ‘Por vajza vazhdimisht kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë, ishte e shqetësuar’, është shprehur babai. Më thoshte vazhdimisht se vajza ka qenë e kërcënuar. Nga komshinjtë kanë dëgjuar ulërima, zhurmë nga dhuna që i ushtrohej M.O.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm