E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Shtyhet seanca për vrasjen e Ivanoviqit

- Advertisment -spot_img

Seanca gjyqësore për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, është shtyrë më 17 shtator.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, avokati i një nga të akuzuarit, Musa Damati.

Seanca për rasti Ivanoviq e planifikuar që të mbahet nesër në departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është shty dhe nuk do te mbahet, shqyrtimi gjyqësor në këtë rast do të vazhdoj me datën 17 shtator.

Silvana Arsoviq – Avokati i të akuzuarës, për EO

Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, të akuzuar se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, janë paraqitur para trupit gjykues në gusht.

Pjesëmarrës në seancën e fundit ishte edhe djali i Oliver Ivanoviqit, Nicola Ivanoviq. Ai tha pas dy vjetëve e gjysmë meritojnë drejtësi dhe se fajtorët duhet të dënohen.

Në seancë pritet të dëshmojnë figura të larta publike./observeri/

Lexo edhe: Kusari-Lila thotë se duhet vendim kosensual nga të gjitha partitë për të shtyrë zgjedhjet

Artikuj të ngjashëm