E shtunë, 20 Gusht, 2022
spot_img

Shtohen njësitë policore në pikën kuftiare në Jarinje

- Advertisment -spot_img

Në pikën kufitare në Jarinje, aktualisht është shtuar numri i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, pas vendimit për mbulimin e targave të veturave serbe që hyjnë në Kosovë.

Aktualisht në vend ngjarje kanë ardhur edhe më shumë të Policëve të Kosovës. Ardhja e tyre në drejtim të kolonës së automjeteve, është shoqëruar me britma të serbëve qe po qëndrojnë në krye të kolonës së automjeteve.

Gjatë tërës kohës në vendngjarje kanë qëndruar ekipe të edhe të KFOR-it.

Që nga mëngjesi njësitë policore të Kosovës, kanë qëndruar në këtë pikë kufitare, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pas situatës në veri të vendit ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke thënë se veprimet janë si rrjedhojë e skadimit të marrëveshjes për targat e arritur në Bruksel vite më parë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm