E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

ShSKUK reagon në lidhje me deklaratat për fshehje të rasteve të vdekjeve nga Covid-19

- Advertisment -spot_img

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me deklaratat për fshehje të rasteve të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë, shkruan Observeri.

Në reagim thuhet se të gjitha rastet e vdekjeve që ndodhin brenda institucioneve të SHSKUK-së, raportohen në mënyrë të rregullt.

Secili rast i vdekjes që ndodhë në ShSKUK, raportohet menjëherë ( në kohë reale) nga mjeku që konstaton vdekjen.

ShSKUK

Tutje shkruhet se raportimi bëhet në Qendrën Operative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontrollë dhe Parandalim të Sëmundjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Këto të dhëna përpunohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe publikohen në një raport të plotë ditor, raporti përfshinë të dhënat për geupmoshat dhe qytetet, thuhet në njoftim.

ShSKUK fton të gjithë zyrtarët publikë që të kursehen nga deklaratat e pamatura të cilat vetëm se shkaktojnë panikë dhe konfuzion në popullatë.

Lexo edhe: Parashikimi i motit për ditën e martë

Njoftimi i plotë:

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm