E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

ShSKUK: Më shumë lirime, se pranime të pacientëve me COVID-19 në spitale dhe klinika

- Advertisment -spot_img

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se se në 24 orët paraprake ka pasur më shumë lirime të pacientëve me koronavirus sesa pranime të reja në spitale dhe klinika, transmeton Observeri.

Në QKUK ka pasur 25 pranime të pacientëve, kundrejt 40 lirimeve të tjera që janë bërë nga ana e mjekëve. Në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 1002 pacientë, prej tyre 887 me Covid-19 pozitivë, 838 me oksigjeno-terapi dhe 65 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore, thuhet në njoftim.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 1002 pacientë, prej tyre 887 me Covid-19 pozitivë, 838 me oksigjeno-terapi dhe 65 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Lexo edhe: Ambasada amerikane: Përjetësisht mirënjohës Kosovës për angazhimin në luftën kundër terrorizmit

Klinika Infektive, 99 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 64 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 28 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 131 pacientë

Spitali i Gjakovës, 76 pacientë

Spitali i Pejës, 192 pacientë

Spitali i Gjilanit, 90 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 23 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 55 pacientë

Spitali i Ferizajt, 67 pacientë

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm