Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor janë 139 pacientë, si pasojë e COVID-19.
Në raportet e klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme, rezulton se nga 139 pacientët që po marrin trajtim mjekësor, 86 janë më oksigjeno-terapi dhe 10 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
- Klinika Infektive, 28 pacientë
- Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë
- Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
- Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 7 pacientë
- Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
- Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
- Spitali i Pejës, 15 pacientë
- Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
- Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient
- Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 17 pacientë
Lexo edhe: Tërmet me magnitudë 5.1 ballë i shkallës Rihter godet Kroacinë