E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

SHSKUK-ja lajmëron se pacientët me COVID-19 tash e tutje duhet të drejtohen në Klinikën Infektive

- Advertisment -spot_img

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga nesër pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID–19 duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive.

Përmes një njoftimi për media, ShSKUK ka njoftuar se pacientët post-Covid do të drejtohen në ambulancën e Klinikës së Pulmologjisë.

Njoftimi i plotë:

Pas uljes së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, ambulancat e triazhimit për pacientët COVID-19, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga data 25 shtator, e shtunë, do të transferohen në Klinikën Infektive.

ShSKUK njofton të gjithë pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, se nga kjo e shtunë duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive.

Pacientët post-covid, drejtohen në ambulancën e Klinikës së Pulmologjisë.

/observeri/

Lexo edhe: Një person në Prishtinë plagosi aksidentalisht në kokë një familjar

Artikuj të ngjashëm