E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Shqipëria shënon rritje të madhe të numrit të të infektuarve me COVID-19

- Advertisment -spot_img

Gjashtë qytetarë të prekur me COVID-19, kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë, në 24 orët e fundit janë kryer 3.042 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 501 qytetarë.

“Aktualisht janë 6.872 raste aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar”, thuhet në njoftim e MSH-së në Shqipëri.

MSH-ja e Shqipërisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 575 pacientë.

Artikuj të ngjashëm