E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Shqipëri/ Një polic vritet gjatë aksionit antidrogë

- Advertisment -spot_img

Një oficer i Krimeve ka ndërruar jetë pas të shtënave me armë që janë dëgjuar pak minuta më parë në Lezhë.

Burimet bëjnë të ditur se polici i identifikuar si Saimir Hoxha, 44 vjeç ndërroi jetë rrugës për në spital, raporton TCH.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, kur u qëllua me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Lexo edhe: KFOR vazhdon patrullimet në veri

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm