E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_img

Shpërthim në Afganistan, dy të vrarë e dhjetëra të lënduar

- Advertisment -spot_img

Shpërthimet e bombave në “zemrën” ISIS-it në Afganistan kanë lënë dy të vrarë e rreth 20 të lënduar në sulmin e parë vdekjeprurës që nga largimi i forcave amerikane e britanike.

Tri shpërthime e goditën kryeqytetin provincial të provincës lindore, Jalalabad, të shtunën në sulmet që i kishin për cak automjetet e talibanëve.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet, por militatët e ISIS-it, që e ka selinë kryesore në atë zonë, janë armiq me talibanët.

Dega e ISIS-it për Afganistan, ISIS-K, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit muajin e kaluar, ku u vranë mbi 170 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë.

Ndryshe, që nga ardhja në pushtet, talibanët po përballen me probleme të mëdha ekonomike e të sigurisë./observeri/

Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm