E shtunë, 20 Gusht, 2022
spot_img

Shpend Ahmeti flet për rihapjen e parkut të Gërmisë

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njofton se është vendosur për rihapjen e parkut të Gërmisë, pasi në fundjavë u raportua për zbritjen e një ariu në këtë zonë.

Parku është rihapur sot në orët e mëngjesit, ndërsa mbyllja është bërë me qëllim të evitimit tëndonjë rreziku potencial, ka njoftuar Ahmeti.


Postimi i tij i plotë:

Rihapet Parku i Gërmisë

Të dashur qytetarë,

Pas vlerësimit të ekipit të Emergjencës dhe punës në terren në Parkun e Gërmisë, u vendos për rihapjen e Parkut të Gërmisë për qytetarët.

Ekipi i Emergjencës ka kontrolluar terrenin duke përfshirë Gërminë, Butovcin, zonën te Antenat si dhe në Kolovicë dhe nuk kanë rënë në gjurmë të Ariut, për të cilin qytetarët raportuan se ishte parë në Gërmi.

Prandaj, që nga orët e sotme të mëngjesit Parku është rihapur.

Të dielën gjatë orëve të pasdites, Policia kishte pranuar informacione nga qytetarët se është vërejtur një Ari në parkun e Gërmisë afër zonave ku frekuentojnë zakonshëm qytetarët.

Ne konfirmuam se Ariu nuk ka qenë pjesë e “Parku i arinjve” dhe me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku potencial, vendosëm për mbylljen e Parkut të Gërmisë për qytetarët, deri në një vlerësim nga ekipet profesionale.

/observeri/

Lexo edhe: Abdixhiku thotë që askush nuk mund ti shtyjë zgjedhjet

Artikuj të ngjashëm