Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se bankat anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Ministrinë e Shëndetësisë përmes së cilës bankat kanë ndarë shumën prej 50,000 Euro për të mbështetur procesin e vaksinimit në Kosovë.
Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija ka thënë se duhet të bëhet më shumë për të mbështetur procesin e vaksinimit.
Duke qenë se vaksinimi është përgjigjja në luftën kundër pandemisë, të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të mbështetur këtë proces.
Petrit Balija – Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës
Si Ministri e Shëndetësisë, jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që sektori bankar po jep për të luftuar pandeminë.
Drin Podrimqaku – Këshilltari Politik i Ministrit Vitia.
Ky donacion do të pranohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të vendoset në dispozicion të personelit mjekësor dhe vullnetarëve të ekipeve të vaksinimit në Kosovë.
Faik Hoti – Udhëheqës i Divizionit të Komunikimit me Publikun në Ministri të Shëndetësisë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për këtë donacion