E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Belgjikë, konfiskohen 80 tonelata kokainë

- Advertisment -spot_img

Policia belge ka goditur një rrjet të gjerë i trafikimit të kokainës për në Evropë, i drejtuar kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Operacioni mobilizoi mbi 1,100 policë belgë dhe përfundoi me arrestimin e 64 personave.

Rrjeti kriminal importonte kokainë nga Kolumbia nëpërmjet detit me kontejnerë ose anije private dhe pasi e shkarkonte dhe e ripaketonte sasinë në Belgjikë, e shpërndante më tej në Itali, Gjermani, Suedi, Francë, Holandë dhe Portugali.

Aplikacionet e specializuara për celularë, si Encrochat dhe Sky ECC, përdoreshin me idenë se i mbronin nga përgjimet prej organeve ligjzbatuese.

Për sa i përket konfiskimeve, janë gati 80 tonelata kokainë të kapura në territorin belg. Vlera në treg arrin gati 5 miliardë dollarë. Ka, pastaj, një arsenal parash të pastruara në makina e ora luksoze dhe rreth 1 milion euro para të gatshme.

Tha polici federal Eric Snoeck

Operacioni në Bruksel përmbyll një hetim 1,365-ditor.

Drejtuesit e policisë belge thanë se nuk ka dyshime se Belgjika është kthyer në një vend ku operojnë mafia dhe organizata kriminale të nivelit botëror.

Në portin belg të Antverpit u konfiskuan në vitin 2020 një rekord prej 65 tonë kokainë nga vendet e origjinës si Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori. /observeri/

Lexo edhe: Paraburgim e arrest shtëpiak pesë të dyshuarve për trafikim me njerëz

Artikuj të ngjashëm