E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Shkarkohet sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë që ishte emëruar nga Qeveria Hoti

- Advertisment -spot_img

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë, Shpend Tërdevaj është shkarkuar nga kjo pozitë, në të cilën ishte vendosur nga 21 shtatori i vitit 2020.

Vendimi i Qeverisë Hoti u shfuqizua unanimisht nga Qeveria aktuale sot në mbledhje. Kryeministri Albin Kurti tha se emërimi i Tërdevajt ishte bërë në mënyrë joligjore.

“Nisur nga fakti se rekrutimi i z.Tërdevaj është bërë në shpërputhje me dispozitat ligjore në fuqi, është e domosdoshme që vendimi të shfuqizohet me qëllim të kthimit të ligjshmërisë”, tha Kurti.
Kurti tha se funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë do ta ushtrojë përkohësisht një zëvendësues.

Pozita në fjalë do të mbulohet nga një zëvendësues i përkohshëm

tha Kurti, duke paralajmëruar se do të ketë konkurs për këtë pozitë.

Artikuj të ngjashëm