E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Shihen gëzhoja plumbash në Zveçan, disa pjestarë të Policisë së Kosovës dërgohen në spital, sulmohen edhe gazetarët

- Advertisment -spot_img

Plumba janë shkrepur në Zveçan, derisa Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po largohej prej aty, ku shkuan në kuadër të aksionit kundër kontrabandës.

Rruga pranë “Komova kafana” është e bllokuar, ndërsa raportohet se Policia e Kosovës u largua prej aty në një situatë jashtëzakonisht të tensionuar.

Tymi është parë në drejtim të një pompe pranë një ure. Radio Kontakt Plus ka publikuar një fotografi ku shihen predha të municionit në rrugë.

Pasi përfunduan punë në një situatë jashtëzakonisht të tensionuar, Policia e Kosovës i tërhoqi autoblindat nga Mitrovica e veriut për ta vazhduar aksionin kundër kontrabandës në Zubin Potok dhe Zveçan.

Qytetarë serbë, ashtu si në Mitrovicën e veriut, janë mbledhur në qendër të Zubin Potokut.

Më herët, automjete të blinduara të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës hynë në pjesën veriore të Mitrovicës. Qytetarët e mbledhur serbë hodhën gurë, ndërsa Policia u kundërpërgjigj me bombola gazi.

Serbët po ashtu i sulmuan edhe fizikisht disa prej policëve në hyrje të një prej barnatoreve në veri.

Disa zyrtarë policorë janë dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës për shkak të lëndimeve që kanë marrë gjatë aksionit kundër kontrabandës në veri.

Në Mitrovicën e veriut, janë sulmuar edhe gazetarët dhe kameramanët, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Gjatë aksionit në Mitrovicën e veriut, nga tensionimi i situatës, dëme materiale iu shkaktuan disa automjeteve civile të parkuara aty pranë.

Sipas institucioneve të rendit, aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Policia ka njoftuar se deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen të janë të kontrabanduara.

Ndërsa të gjithë shtetasit e tjerë duhet të paraqesin, certifikatën e vaksinimit, test PCR negativ, test të shpejtë antigjeni negativ si dhe dëshmi se kanë kaluar COVID-19./observeri/

Lexo edhe: Përfundon aksioni në veri, Policia e Kosovës sulmohet nga serbët

Artikuj të ngjashëm