E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Shefi i zyrës së BE-së nuk arsyetohet dot për mosliberalizimin e vizave

- Advertisment -spot_img

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, nuk ka dhënë asnjë arsyetim se përse Kosovës nuk po i liberalizohen vizat pavarësisht se Komisioni Evropian ka vendosur tash e tre vjet që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.

Szunyog, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës ka thënë se deputetët e Parlamentit Evropian dhe të Parlamentit të Kosovës duhet të vazhdojnë të ndërtojnë besimin me shtetet anëtare të BE-së që të arrihet synimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, raporton Gazeta Observeri.

Ne jemi të vetdijshëm për rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Raporti i Komisionit Evropian dhe Presidentja e KE-së, von Der Leyen janë shumë të qartë në këtë pikë, Komisioni qëndron prapa rekomandimit të vitit 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Propozimi i Komisionit Evropian është përkrahur poashtu nga Parlamenti Evropian por akoma është nën shqyrtim në Këshillin e BE-së. Unë llogaris në përkrahjen e të gjithë deputetëve të Parlamentit Evropian dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vazhdojnë të ndërtojnë besim me shtetet anëtare të BE-së që më në fund të arrihet ky qëllim

ka thënë ambasadori Szunyog.

Ai tha se e inkurajon qeverinë e re që të vazhdojë punën në reformat evropiane.

Kam nderin të ju drejtohem këtu në Kuvend në emër të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell në takimin e shtatë për MSA-në. Ky takim është mbledhur sërish pas dy viteve. Qeveria gëzon shumicë të konsiderueshme, dhe i inkurajoj që të vazhdojë punën në reformat evropiane

tha ai.

Artikuj të ngjashëm