E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Shefi i EULEX-it flet rreth situatës në veri dhe marrëveshjes

- Advertisment -spot_img

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës është e qetë.

Wigemark ka thënë se EULEX-i po vazhdon patrullimet e shtuara në veriun e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Tutje ai njoftoi se që nga nesër do të nis zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes që parasheh vendosjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve.

EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në Kosovën veriore së bashku me NATO-n dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës. Situata është e qëndrueshme dhe regjimi i ri i afisheve do të nis nga të dyja palët që nga nesër më 4 tetor.

Lars-Gunnar Wigemark – Shef i EULEX-it në Kosovë

Përgjatë ditës së djeshme, është zbatuar pika e parë e marrëveshjes për targat. Pika e parë parashihte largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e Njësitit Special me trupat e KFOR’it në pikat kufitare në veri.

 /observeri/

Lexo edhe: Ministri i Mbrojtjes deklarohet rreth FSK-së dhe situatës në veri

Artikuj të ngjashëm