E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

SHBA për draft-marrëveshjen në Bruksel: Është bërë përparim, por puna nuk është përfunduar

- Advertisment -spot_img

Pas paralajmërimeve të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se marrëveshja është afër me palën serbe, kanë ardhur reagimet e para nga bashkësia ndërkombëtare.

Ishte zëdhënësi i BE-së Peter Stano që reagoi i pari duke thënë se negociatat janë duke vazhduar, dhe se nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.

Pas Stanos, ka ardhur edhe reagimi i të ngarkuarit me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe.

Ai përmes një njoftimi në Tëitter ka thënë se përparim ka por negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel vazhdojnë.

Pavarësisht raportimeve në media [për dakordim mes palëve], negociatat në Bruksel vazhdojnë. Është bërë përparim, por puna nuk është përfunduar. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen seriozisht për një marrëveshje

ka shkruar Nicholas J. Giacobbe.

Artikuj të ngjashëm