E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

SHBA-ja pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, dërgon Escobarin në takimin e së mërkurës në Bruksel

- Advertisment -spot_img

Për herë të parë që prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, do të ketë përfshirje direke edhe me prani fizike të deleguarve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në takimin mes shefit i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq në Bruksel.

Detaje për këtë takim, nuk janë dhënë as nga Qeveria e Kosovës e as nga Bashkimi Evropian, por ky takim do mbahet pikërisht në ditën e dhjetë të protestave të qytetarëve serb të Kosovës, në Bërnjak e Jarinjë, të cilët po kundërshtojnë reciprocitetin për targat mes dy vendeve të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Pjesëmarrjen e SHBA-ve në takimin e së mërkurës në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë e kanë konfirmuar edhe nga ambasada amerikane në Prishtinë.

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe do të inkurajojnë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime

thuhet në përgjigje.

Sipas tyre ngjarjet e fundit në veri, dëshmojnë se Kosova dhe Serbia nuk duhet të lënë çështje të pazgjidhura.

Siç theksojnë ngjarjet e fundit, dallimet midis Kosovës dhe Serbisë, nëse lihen të pazgjidhura, do të pengojnë investimet e huaja dhe do të shpejtojnë ikjen e trurit, duke parandaluar ekonomitë kosovare dhe serbe të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë dhe të bllokojnë integrimin e ardhshëm në institucionet evropiane

thuhet në përgjigje.

Artikuj të ngjashëm